
Ekonomia zvicerane pritet të ngadalësojë hapin vitin e ardhshëm për
shkak të impaktit të cmimit të ngritur të frangës ndaj ekonomisë.
Deklarata është bërë sot nga Departamenti i Ekonomisë i Konfederatës, që ka ulur parashikimet e bëra më parë për vitin 2012.
“Duke parë forcën e theksuar të frangës, duhet të presim që bumi ekonomik, me të cilin zviceranët kanë jetuar deri më sot, të hyjë në një fazë stanjacioni”, thuhet në një komunikatë për shtyp.
Sipas Departamentit të Ekonomisë, nëse franga zvicerane do të vazhdojë në nivele të tilla, volumi i eksporteve zvicerane mund të ndjejë gjithnjë e më shumë impaktin negativ të taksave të rritura të shkëmbimit gjatë periudhës 2011-2012.
Monedha zvicerane, që konsiderohet si një strehë e sigurtë, vazhdon të ngjitet prej më shumë se një viti ndaj euros, burimi kryesor i eksporteve të Zvicrës, që sheh vazhdimisht reduktimin e parashikimeve ekonomike, që rezultojnë të gabuara për shkak të frangës.
Top Channel