
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth ka komentuar vendimin e Kolegjit
Zgjedhor duke e quajtur ate si te duhurin. Kete deklarim ambasadori e
beri pas nje takimi qe zhvilloi ne bashkine e qytetit te Korces.(UPDATE)
“Kolegji Zgjedhor vendosi që të rishqyrtohen kutitë e votimit. Përshtypja ime e parë pas këtij vendimi është se nevojitet një trajtim i njëtrajtshëm i të gjitha votave të hedhura dhe ky më duket një lajm i mirë dhe i drejtë. Bëhet fjalë për shqyrtimin e kujdesshëm dhe të barabartë të votave të hedhura, me synimin për të parë se çfarë dëshire shprehën saktësisht votuesit ditën e zgjedhjeve, pra më 8 Maj”, tha ambasadori Eugen Wollfarth.
Deklarata e ambasadorit te OSBE eshte e para qe jepet ne mbeshtetje te nje vendimi te Kolegjit Zgjedhor nderkohe qe ne vendimin e kaluar, faktori nderkombetar nuk reagoi ne kete menyre por deklaronte se priste qe Kolegji te merrte nje vendim ne respekt te kushtetutes.
Ambasadori i OSBE Wollfarth deklaroi se ligji per gjykaten administrative nuk ka lidhje aspak me zgjedhjet dhe ai duhet te miratohet. Per te patur nje Gjykatë Administrative tha ambasadori duhet te kemi nje parlament funksional. Ai beri thirrje per kthim te forcave politike ne parlament.
Deklarata e ambasadorit ka ardhur pas nje vizite te ambasadorit ne gjykaten e Korces. Ai eshte informuar ne lidhje me punen e kesaj gjykate.
Top Channel