Vietnam, rritet tensioni me Kinën

14/06/2011 18:00

Rritet tensioni mes Vietnamit dhe Kinës. Qeveria e Hanoit ka nxjerrë një urdhër i cili përcakton shërbimin e detyrueshëm ushtarak në rast lufte.

Tensioni lidhet me kontrollin e dy arkipelagëve në Detin e Kinës Jugore.

Në dy të dielat e fundit, qindra vietnamezë kanë protestuar përpara selive diplomatike kineze në Hanoi dhe Ho Chi Minh.

Ndërkohë dje është zhvilluar një stërvitje detare në zonën në fjalë, e pasur me gaz dhe naftë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA