Turqi, arrestohen 32 hakersa të Anonymous

14/06/2011 13:55

Policia turke ka arrestuar 32 persona që dyshohen të jenë anëtarë të grupit të piratëve informatikë, Anonymous.

Grupi në fjalë ka qenë aktiv në Turqi, në protestat kundër planeve të qeverisë për të ngritur një sistem filtrimi për rrjetet informatike.

Operacioni i policisë kundër grupit filloi pas një ankese nga Drejtoria turke e telekomunikacionit, faqja e të cilës ishte sulmuar nga hakersat e tij.

Operacioni në Turqi vjen pas një operacioni të ngjashëm të kryer nga policia në Spanjë, e cila ndaloi tre anëtarë të grupit.

Më 22 gusht, Turqia planifikon të ndezë një sistem që u kërkon njerëzve të regjistrohen për një nga katër paketat filtruese të projektuara për lloje të ndryshme përdoruesish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA