Siri, rreth 9 mijë refugjatë në Turqi
14/06/2011 17:30
Numri i sirianëve që kanë gjetur strehë në Turqi për t’i shpëtuar shtypjes së regjimit të Damaskut janë 8538, pas mbërritjes sot të 2 mijë refugjatëve të rinj.
Lajmin e ka bërë të ditur burime turke.
Pjesa më e madhe e refugjatëve vjen nga Jisr al-Shughur, qyteti i 50 mijë banorëve, 40 kilometra në kufi me Turqinë, ku trupat e rregullta kanë hyrë të dielën për të luftuar grupet terroriste të armatosura.
Top Channel