Shuhet producentja e “Pretty Woman”

14/06/2011 20:50

Laura Ziskin, producentja e filmave të njohur të Hollywood-it si “Pretty Woman” dhe “Spiderman”, ndërroi jetë të dielën në moshën 61-vjeçare në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Ziskin vuante prej 7 vitesh nga kanceri i gjirit, por vazhdoi të merrej me kinematografinë deri në momentet e fundit.

Aktualisht po punonte për filmin e fundit të “Spiderman”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA