SHBA, publikohen dokumentat për Vietnamin
14/06/2011 08:25
Janë publikuar në web të ashtuquajturat “Pentagon Papers” mbi Vietnamin, të konsideruara si një lloj atentati nga dokumentet e publikuara nga Wikileaks.
Publikimi vjen fiks 40 vjet pas informacioneve ekskluzive të publikuara nga “New York Times” në vitin 1971.
Arkivi Kombëtar i Shteteve të Bashkuara ka vënë në dispozicion prej ditës së djeshme plot 7 mijë faqe të Pentagon Papers.
Ato tregojnë deri në detaj sjelljen e katër administratave amerikane ndaj Vietnamit, përfshirë brockullat e treguara nga presidenti Johnson.
Top Channel