SHBA, piratët sulmojnë faqen e Senatit
14/06/2011 08:00
Një grup piratësh informatikë i identifikuar si “Luzl Security” ka deklaruar se ka arritur të depërtojë në faqen e internetit të Senatit amerikan.
Piratët kanë publikuar në ueb sajtin e tyre një listë të gjatë me të dhëna informatike dhe teknike, të shoqëruara me parulla të tipit: “Nuk e duam shumë qeverinë amerikane”.
Nga ana tjetër, “Sergeant of Arms”, që kontrollon mes të tjerash sigurinë e Senatit, ka konfirmuar se mbi ngjarjen është hapur një hetim.
Sulmet informatike konsiderohen si forma e re e terrorizmit, i cili sipas shefit të CIA-s Leon Panetta nuk synon të godasë më si më 11 shtator, por të sulmojë infrastrukturat teknologjike të vendeve perëndimore.
Top Channel