SHBA, FBI mund të “rrëmojë†në plehra
14/06/2011 01:55
14 mijë agjentë të policisë federale që veprojnë në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara, tashmë mund të “rrëmojnë” edhe në plehrat e personave të dyshuar.
Ky manuali i ri që do të udhëzojë punën e agjentëve federalë së shpejti në SHBA. Disa prej pikave të këtij manuali u zbuluan nga gazeta New York Times.
Përvec kësaj, agjentët e FBI-së do të mund të marrin më lehtë tabulatet telefonike të personave të dyshuar për krime dhe t’i vendosin ata përpara makinës së të vërtetës.
Sipas manualit ekzistues, agjentët federalë nuk mund të kërkojnë për prova të mundshme në plehrat e personave të dyshuar, pa dijeninë dhe pëlqimin e personit që hetohet.
Top Channel