Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje
Shtatë pretendentë republikanë për garën presidenciale në SHBA kanë sulmuar rezultatet ekonomike të arritura nga presidenti Barack Obama, në debatin e parë të madh për fushatën e vitit 2012.
Kandidatët për emërimet e partisë i kanë fokusuar gjithashtu kritikat tek reforma e miratuar në vitin 2010 për sistemin shëndetësor, i njohur ndryshe si “Obamacare”.
Ata kufizuan sulmet ndaj njëri-tjetrit, duke zgjedhur të sulmojnë në të njëjtën kohë presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara.
Ish-guvernatori i Masacusetsit, Mitt Romney është në vijën e parë të fushës së betejës për të sfiduar zotin Barack Obama.
Zgjedhjet në radhët e Republikanëve nuk do të mbahen të paktën deri në shkurt, njoftojnë mediat amerikane.
Menaxhimi nga Obama i situatës ekonomike dhe sistemit shëndetësor tërhoqi kritika, ndërkohë që politikat e tij mbi Afganistanin dhe Libinë cuan në ashpërsimin e debatit në Saint Asnelm College, në Nju Hempshër.
Top Channel