Pse të gjithë të lodhur nga Shqiperia?

14/06/2011 22:45

Përse janë të gjithë të lodhur nga Shqipëria? “The Economist” i
rikthehet situates ne vendin tone me nje tjeter shkrim, kete here nga
Tim Judah, korrespondent per Ballkanin, qe e nis artikullin e tij me
pershkrimin e reagimit te nje zyrtari te larte te Bashkimit Europian (te
cilit nuk ia permend emrin), kur i thote se po shkonte ne Shqiperi.

Ai, rrefen Judah, peshperiti dicka qe smund ta them ketu dhe u largua, ne dukje i acaruar edhe nga vete zenia ne goje e emrit te ketij vendi.

‘Perseja’, eshte e kuptueshme. Ne 8 maj Shqiperia zhvilloi zgjedhjet lokale. Nje muaj me vone, ende nuk e dime cili eshte kryetari i bashkise se Tiranes. Nese shqiptaret nuk arrijne dot te mbajne as nje pale zgjedhje lokale pa rrezikuar percarjen, atehere te mos presin asnje lloj afeksioni nga Brukseli. “Ky, – sic thote Judah”, eshte mendimi i eurokrateve”.

Duke cituar zevendesministren e Jashtme, Edit Harxhi, se keto zgjedhje ne opinionin e qeverise ishin me te mirat qe jane mbajtur ndonjehere dhe se nuk paten vecse ca probleme fare te vogla, tonet e nje ironie te lehte shperfaqen, aq me teper me vazhdimin e fjalise qe autori e ve mes kllapash – socialistet e opozites nuk pajtohen shume me nje vleresim kaq roze sa ky-. judah ben me pas nej permbledhje te shkurter te asaj qe ai e sheh si thelbin e gjithe historise se zgjedhjeve ne Tirane, duke rreshtuar nje sere faktesh e ne nje fund, edhe rezultatin paraprak, kur Edi Rama rezultoi ne krye me 10 vota diference.

Pas kesaj, permendet kembnegulja e demokrateve per votat e hedhura ne kutite e gabuara dhe fakti qe Lulzim Basha doli kesisoj perpara me 81 vota. Rregullat, thote Judah, nuk dukeshin aspak te qarta. Numeruesve u ishte thene te mos i llogarisnin votat e hedhura gabimisht, por me sa duket ne kodin zgjedhor nuk specifikohen raste te tilla. E ndersa demokratet i shohin pretendimet e socialisteve si ndryshim te rregullave gjate numerimit dhe ato te numrit te votave qe rezultojne me shume se votuesit si nje manipulim artificial, rama nga ana tjeter, vazhdon artikulli, mendon se demokratet po e bejne ves vjedhjen e votave.

Rezultati i votimeve ne Tirane, perfundon Judah, te ben te mendosh se shqiptaret jane te ndare kur vjen fjala tek kjo ceshtje. Cilido te behet kryetar bashkie i kryeqytetit, do te shihet si ilegjitim nga gjysma e banoreve te tij dhe ngerci I shqiperise, do te vazhdoje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA