Obama: Rrezikohet një tjetër krizë financiare
14/06/2011 15:50
SHBA-të mund të preken nga një tjetër krizë financiare. Paralajmërimi ka ardhur nga presidenti amerikan, Barack Obama i cili thekson se një gjë e tillë mund të ndodhë nëse Kongresi nuk bie dakord për një rritje të çatisë së borxheve.
Deklaratat e kreut të Shtëpisë së Bardhë janë bërë në një intervistë për NBC.
Ai ka theksuar se pret një rritje të ndjeshme të çatisë, duke pasur parasysh edhe pohimet e fundit të republikanëve që duan të evitojnë një gjë të tillë.
Top Channel