Japoni, tërmet i magnitudës 5.9

14/06/2011 17:45

Një tërmet i magnitudës 5.9 i shkallës Richter është verifikuar në Japoni rreth orës 22:07 (15:07 me orën tonë) me epiqendër në ujrat e Paqësorit në brigjet e prefekturës së Miagit.

Lëkundjet kanë filluar në një thellësi prej 10 kilometrash, në afërsi të zonës ku filloi edhe tërmeti/tsunami i 11 marsit.

Lajmin e ka bërë të ditur Japan Meteorological Agency.

Sipas mediave lokale, nuk është regjistruar asnjë dëm, por lëkundjet janë ndjerë në të gjithë bregun verilindor të Paqësorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA