Gullit shkarkohet nga Terek Grozni
14/06/2011 19:45
Terek Grozni, klubi i futbollit që drejtohet nga presidenti i Ceçenisë, Ramzan Kadirov, ka shkarkuar Ruud Gullit nga detyra e tij si trajner.
“Gullit nuk do të jetë më trajner i Terek. Nuk ka treguar personalitet për të drejtuar ekipin”, është shprehur Kadirov për Interfax.
Ditën e sotme pati një ultimatum për hollandezin në të cilin drejtuesit e klubit bënë të qartë se Gullit do të largohej nga detyra nëse ekipi nuk fitonte ndaj Amkar Perm.
Pasi Terek humbi ndeshjen me rezultatin 1-0, ish-futbollisti i Milanit është shkarkuar menjëherë.
Terek Grozni renditet në vendin e 14 të renditjes pas 12 javësh të zhvilluara në kampionatin rus ku konkurrojnë gjithsej 16 ekipe.
Top Channel