Disfata e Berlusconit

14/06/2011 21:50

Shumica e italianëve shprehen të gëzuar pas dështimit të kryeministrit Silvio Berluskoni në referendumin që u zhvilluan të dielën dhe të hënën në Itali.

“Jam shumë i lumtur sepse të katër referendumet kishin të bënin me ruajtjen e të drejtave bazë të qytetarëve”, theksoi Carlo Pepe, banor i Romës.

“Mendoj se ishte e parashikueshme. Gjëja e trishtuar për mua ishte se u desh një tërmet në Japoni për t’i bindur italianët të votojnë, duke përdorur demokracinë e drejtpërdrejtë, me referendumin që është shprehja maksimale e saj. Unë jam i gëzuar”, theksoi Giuseppe Jacoboni, banor i Romës.

Ka dhe nga ata që nuk e shikon rezultatin si një dështim të kryeministrit italian.

“Derisa Berluskoni ka shumicën ata mund të thonë gjithçka. Po si mund të flasin për zgjedhje të parakohshme. Ju keni zgjedhje të parakohshme kur jo nuk keni me shumicën. Këta njerëz nga e majta janë të dëshpëruar për të qeverisur, por ata as që dinë ta bëjnë këtë”, theksoi Renato Schiavelli, banor i Romës.

Analisti politik Xhejms Ualston i Universitetit Amerikan në Romë tha se të gjitha votimet në Itali, qëkur Berluskoni hyri në politik në vitin 1994 kanë qenë një votë rreth tij. Faqet e para të gazetave i referohen veçanërisht pjesëmarrjes së lartë të votuesve.

Cili do të jetë testi i ardhshëm i Berluskonit? Më 22 qershor është në program votëbesimi në Parlament, datë që do të vendosë nëse qeveria e Berlusconit do të arrijë në fund të mandatit të saj në vitin 2013.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA