Kabineti i Komisionerit për Zgjerim ka shpërndarë menjëherë konkluzionet e bëra nga Shtefan Fyle menjëherë pas përfundimit të fjalës së tij në takimin ndërparlamentar.
“Për fat të keq, një situatë shumë e vështirë u krijua si rezultat i problemeve në tabelën e rezultateve në Tiranë”, është shprehur Fyle.
Duke renditur katër pika për të argumentuar këtë qendrim, Komisioneri është shprehur se pavarësisht interpretimeve të ndryshme, raporti i OSBE-ODIHR sqaron në 20 maj se ka paqartësi ligjore për mënyrën sesi duhen trajtuar të ashtuquajturat fletët e vendosura gabim.
Së dyti, Shtefan Fyle ka rrëfyer se sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës ka shprehur qetësim përmes një letre publike ndaj kryeministrit Berisha, duke theksuar gravitetin e ndarjes politike në vend në nivel të tillë që kërcënon funksionimin e institucioneve demokratike, mirëqeverisjen dhe progresin e mëtejshëm ekonomik.
Komisioneri Fyle ka përforcuar, së treti, thirrjen për t’ju drejtuar Komisionit të Venecias për të zgjidhur këtë bllokim politik, sipas praktikave të vendeve të tjera për zgjedhjet e ardhshme.
Komisioneri ka bërë thirrje për finalizim të proçesit zgjedhor në qetësi dhe shmangie të retorikave konfrontuese.
Nevojitet qartazi një reformë zgjedhore, sipas tij. E së katërti, kjo arrihet nëse “ju politikanët që përfaqësoni popullin e Shqipërisë, – ju është drejtuar Fyle deputetëve në sallë, – do të gjeni mënyrën për të biseduar bashkë e për të marrë vendimet e nevojshme në interes të vendit e qytetarëve”.
Top Channel