Wollfarth: Të respektohet shteti i së drejtës
13/06/2011 20:55
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth ka deklaruar se respektimi i shtetit të së drejtës është thelbësor për Shqipërinë.
Në një prononcim për mediat, Wollfarth ka kërkuar që edhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor të jetë i bazuar në ligj.
“Është e rëndësishme që Shqipëria të njihet si një vend ku ekziston shteti i së drejtës dhe që gjyqtarët e Kolegjit të vendosin duke respektuar shtetin e së drejtës”, ka pohuar Wollfarth.
Ambasadori ka theksuar se, është gjithashtu e rëndësishme që edhe procesi paszgjedhor të kryhet në përputhje me ligjin.
“Është e nevojshme që të bëhen reformat, në mënyrë që procesi i numërimit të ecë më shpejt”, ka shtuar Wollfarth.
Top Channel