Turqi, fiton Erdoan

13/06/2011 14:20

Partia per Drejtesi dhe Zhvillim e kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan ka
siguruar nje mandat te trete qeverises, duke marre pak me shume se 50%
te votave ne zgjedhjet e pergjithshme te se dieles.

Por pavaresisht fitores se pashembullt, sic u pershkrua ne media, Erdoan nuk arriti te marre shumicen prej 2 te tretash ne parlament. Triumfi i tij perkthehet ne 325 nga 550 vendet e parlamentit, qe do te thote mazorance, por jo e mjaftueshme per te bere ndryshime kushtetuese te njeanshme. Erdoani pritej gjeresisht t’i fitonte keto zgjedhje, pavaresisht kritikave per stil autoritar ne qeverisjen e vendit. Premtimi i tij pas fitores, ishte ai i arritjes se nje konsensusi me partite e opozites.

“Me kete vote, populli nuk na dha vetem shansin te qeverisim vendin, na dha gjithashtu misionin per celjen e nje kapitulli te ri. Njerezit na dhane mesazhin e krijimit te nje kushtetute te re permes konsensusit dhe negocjatave”, u shpreh Erdoan

Fushata e Partise per Drejtesi dhe zhvillim u perqendrua kryesisht tek ekonomia e fuqishme e vendit. Por suksesi, thonë vëzhguesit, nuk përfaqëson epërsinë e shpresuar nga Erdoan. Kryeministrit i duheshin edhe 40 vende të tjera për të siguruar shumicen e nevojshme qe mundeson ndryshimin e kushtetutës, nje nga premtimet kryesore elektorale te tij.

Ndonese shume turq pajtohen me idene e ndryshimit te dokumentit themeltar, te hartuar tre dekada me pare pas nje grushti ushtarak, ka patur shqetesime si brenda vendit, ashtu edhe jashte kufijve, se triumfi qe erdoan kishte shpresuar, do t’i kishte dhene atij një kontroll tepër të madh.

Zgjedhjet shërbyen për të vënë në dukje rëndësinë në rritje të lëvizjes për të drejtat e kurdëve. Kjo çështje pritet të jetë një ndër më të rëndësishmet dhe më të nxehtat e çdo kushtetute të re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA