Spahiu: KLD s’ka kompetenca ndaj Kolegjit

13/06/2011 22:15

Duke përfituar nga prezenca në emisionin “Shqip”, ku u trajtua situata në të cilën ndodhen shqiptarët në rajon, nën/kryetari Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu foli edhe për rolin që mund të luajë KLD për të mbikqyrur vendimet e Kolegjit Zgjedhor, në një kohë kur këto vendime shihen me dyshim nga opozita.

Zoti Spahiu tha se KLD nuk ka asnjë kompetencë ndaj Kolegjit Zgjedhor dhe nuk mund t’i hetojë ata përgjatë mandatit të tyre 4 vjecar. Kjo sipas tij, falë një ligjit të miratuar me konsensus mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

“Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ndaj Kolegjit Zgjedhor. Nuk mund të hetojë vendimet e Kolegjit apo të gjyqtarëve të tij, kjo falë një ligji konsensual të miratuar nga PD dhe PS. KLD-së iu hoq e drejtë e plotësimit të pjesshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke e shndërruar këtë institucion tërësisht politik. Kjo është një çorbë e gatuar nga partitë politike, le ta zgjidhin vetë tashmë”, tha zoti Spahiu.

Top Channel