
Borxhet e Shqipërisë ndaj Rusisë, të trashëguara nga regjimi komunist, kanë marrë firmën e presidentit Bamir Topi, i cili ka dekretuar ligjin për shlyerjen e tyre.
Vendi ynë i ka Rusisë një borxh total prej 35 milionë dollarësh, i cili do të shlyhet përgjatë viteve në vazhdim.
Parlamenti fillimisht ka miratuar marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Federatës Ruse, për përmbushjen e detyrimeve financiare Shqipërisë kundrejt Rusisë për balancat e llogarive të korporatës shtetërore “Banka e Zhvillimit dhe Veprimtarisë Ekonomike me Jashtë te Banka e Shtetit Shqiptar”.
Një milionë e 36 mijë dollarë është kësti i radhës që duhet t’i shlyejë shteti shqiptar deri në fund të këtij muaji shtetit rus.
Shqipëria do të duhet të paguajë edhe kamatëvonesën për çdo ditë të kaluar mbi datën e përcaktuar nëse kjo pagesë nuk kryhet në kohë.
Top Channel