Kolegji Zgjedhor eshte mbledhur ne kete moment dhe po degjon argumentet e
perfaqesuesve te Partise Socialiste dhe te KQZ-së e Partise Demokratike
ne lidhje me kerkesen e radhes te paraqitur nga ana e socialisteve per
rezultatin e Tiranes.
Në kërkesë-padinë e tretë të depozituar në Kolegj disa ditë më parë, socialistët shprehen ndër të tjera se KQZ-ja, me hapjen e kutive për numërimin e fletëve të votimit që ndodheshin në kutitë e gabuara, ndryshoi tabelat e grupeve të numërimit, sipas tyre, në kundërshtim flagrant me ligjin.
Gjithashtu, socialistet ankohet edhe për faktin se në fund të procesit të rinumërimit dhe ndryshimit të tabelave, rezultojnë 357 fletë votimi më shumë se sa votues, ndërkohë që edhe konsiderimi si të vlefshëm i fletëve të hedhura në kutitë e gabuara bie në kundërshtim me përcaktimet e Kodit Zgjedhor, pretendon opozita.
Trupi gjykues i kesaj ceshtje perbehet nga Dhurata Haveri si relatore anëtarë janë Sashenka Jonuzi, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj dhe Astrit Kalaja.
Top Channel