Provimi i radhës në BE

13/06/2011 15:10

Takimi i nesërm në Parlamentin Europian, me një grup deputetësh shqiptarë,
do të jetë i treti gjatë kësaj legjislature, në parlamentin e vendeve
anëtare të BE-së.

Ky takim merr një rëndësi të vecantë për vetë momentin kur zhvillohet dhe situatën politike pas zgjedhjeve të 8 Majit.

Dy takimet e mëperparshmë dështuan të prodhonin një deklaratë të përbashket për Shqipërine. Zyra e shtypit pranë parlamentit e quajti këtë takim si të radhës duke mos dhënë detajet e axhendes.

Por, sipas korrespondentes së Top Channel në Bruksel, Arta Tozaj mesohet se tema kryesore e bisedimeve ne kete takim nderparlamentar do te jene 12 prioritetet e Bashkimit Europiane per Integrimin e Shqiperise. Delegacioni i parlamentareve shqiptare, perbehet nga 7 deputete nga majta po aq nga e djathta, te cilet se bashku kane udhetuar mesditen e sotme drejt Brukselit.

Nga grupi deputeteve te majte verehen ndryshime. Anetaret socialistë te meparshem Arben Malaj dhe Ermelinda Meksi jane zevendesuar nga deputetet Sajmir Tahiri dhe Eduart Shalsi. Mbledhja do të drejtohet nga dy kryetarët, Eduard Kukan, kryetar i delegacionit për Ballkanin dhe Fatos Beja, kryetar i delegacionit nga pala shqiptare.

Sikurse edhe ne dy mbledhjet e meparshme ne Parlamentin Europian priten debate mes antareve te delagacionit shqiptar, ku padyshim per anëtaret e majte, kjo do te jete nje mundesi e mire, per te shpalosur shqetesimet e tyre per rezultarin e ndryshuar ne KQZ te rezultatit per Tiranen.

Ndersa anetaret e mazhorances nje pjese te deshtimin ne plotesimin e 12 prioriteteve do t’ja faturojne bojkotit te gjate parlamentar te opozites qe coi ne mos miratimin e disa prej ligjeve te rendesishme pjese e paktes se kushteve te Brukselit.
Pjesë e delegacionit drejt Brukselit është edhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu. Ajo pritet te takohet edhe me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA