Mundësit kthehen me medalje
13/06/2011 20:30
Kombëtarja shqiptare e mundjes e ka realizuar objektivin e saj. 3 medalje, 2 argjendi dhe 1 bronzi kanë sjellë mundësat kuqezi nga kampionati mesdhetar që u zhvillua në Budva të Malit të Zi.
Gjithsesi ata janë të bindur se duhet ende shumë punë për të marrë më shumë se kaq. Aktiviteti i parë ndërkombëtar është botërori që zhvillohet në shtator në Turqi.
Mundësat Klodian Terziu dhe Fatjon Baro kanë fituar medaljen e argjendit, ndërsa fituesi i medaljes së bronzit ishte Mirsad Dekov.
Top Channel