
Trupa e Kolegjit Zgjedhor që po shqyrton kërkesë-padinë e fundit të opozitës për zhvlerësimin e vendimeve të KQZ-së po vijon ende konsultën.
Aktualisht në selinë e Gjykatës së Apelit ka lëvizje, si dhe janë të pranishëm personat e interesuar, konkretisht avokatët e PD dhe PS, si dhe një prani e shtuar e anëtarëve të komisionit të ligjeve nga të dyja palët.
Bie në sy prania e kryetarit Ilir Rusmali dhe anëtarit socialist Fatmir Xhafa. Ndërsa vend të Eno Bushit kishte ardhur deputeti i PS, Sajmir Tahiri.
Pritet që trupa gjyqësore, me në krye Dhurata Haverin të mblidhet dhe vendimi do të jepet patjetër sot, ndoshta rreth orës 21:00.
Kjo është cështja e fundit ankimore, pas të cilës do të merret vesh se kush do të qeverisë kryeqytetin në vitet e ardhshme.
Top Channel