Jordani, sulmohet autokolona e mbretit

13/06/2011 16:10

Disa përleshje mes grupe të rinjsh dhe forcave të policisë në qytetin Tafileh të Jordanisë janë regjistruar në momentin kur mbreti i vendit ndodhej atje.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se autokolona e Abdallah II është sulmuar me gurë gjatë kalimit të saj.

Por një zëdhënëse e sovranit, e cituar nga agjencitë lokale dhe ato ndërkombëtare, ka përgënjeshtruar lajmin.

Sipas mediave lokale, disa persona kanë mbetur të plagosur lehtë në përleshjet me policinë, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar nga kjo e fundit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta