Itali, vijon votimi për referendumin

13/06/2011 11:30

Per here te 63-te nga krijimi i republikes ne vitin 1946, italianet po votojne per referendum popullor.

Deri mbremjen e se djeles, votuan mbi 41 % e italianeve te thirrur te shprehin mendimin e tyre mbi hedhjen poshte apo jo te kater ligjeve qe kane shkaktuar polemika dhe interes te madh. Gjate dites se sotme, votimet vazhdojne deri ne oren 15.00.

dy nga ceshtjet e diskutuara, kane te bejne me privatizimin e disa shperbimeve publike, njeri ne menyre te veçante me privatizimin e ujesjellesve. Referendumi i trete ka te beje me ligjin e nxjerre nga qeveria e kryesuar nga Berlusconi mbi prodhimin ne vend te energjise berthamore, gje qe eshte kundërshtuar me force, por qe tani i takon votuesve te vendosin.

Referendumi i katert kërkon qe qytetaret te shprehen mbi te ashtuquajturin “pengese te ligjshme”. Ky ligj u aprovua ne janar te vitit te kaluar dhe synonte t’i evitonte perkohesisht kryeministrit disa nga gjyqet e tij. Qe te jene te vlefshme, ne keto referendume duhet te votojne 50% plus nje te personave me te drejte vote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA