Gordon nis vizitën në rajon
13/06/2011 12:30
Ndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Philip Gordon, të hënën
fillon vizitën pesëditëshe në Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës do të
bisedojë me zyrtarët në Sarajevë, Beograd, Prishtinë dhe Zagreb.
Ndihmësi i Hillary Clintonit për Evropë dhe Euroazi, në Bosnje dhe Hercegovinë do të qëndrojë më 13 dhe 14 qershor, e pastaj më 15 deri më 17 do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Kroacinë, ka njoftuar Departamenti Amerikan i Shtetit.
Zyrtari i lartë amerikan në Sarajevë do të diskutojë me zyrtarët e qeverisë dhe liderët politikë si dhe do të marrë pjesë në konferencën mbi politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit.
Top Channel