Ambasadori i Republikës se Serbisë në Maqedoni, Tomisllav Gjurin, ka
thënë se është e pamundur një ndarje e re e Kosovës, pavarësisht
deklaratave të zëvendëskryeministrit serb, Ivica Dacic, se duhet bëre
përpilim i ri i kufijve në bazë të kufijve etnik.
“Ky nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë serbe, por është qëndrimi i tij personal. Ne respektojmë normat e të drejtës ndërkombëtare, Nuk vjen parasysh asnjë ndryshim të kufijve të Ballkanit, sepse ajo do të shkaktonte reaksione të ashpra dhe do të kishte pasoja politike jo vetëm për Ballkanin”, tha Gjurin, bën të ditur RTK.
Sipas tij, Serbisë po bën negociata me Prishtinën me qëllim të gjenden modalitet, me të cilat do të sigurohej jetë normale si për shqiptarët ashtu edhe për serbët e Kosovës.
Top Channel