Fati i Tiranës, pritet vendimi i Kolegjit
13/06/2011 15:35
Kolegji Zgjedhor pritet të japë vendimin rreth orës 19:30, pasi dëgjoi
argumentat e Partise Socialiste dhe të KQZ-së dhe Partisë Demokratike në
lidhje me kërkesen e radhës të paraqitur nga opozita për rezultatin e
Tiranes.
PS ka paditur edhe faktin se ne kuti u gjeten me shume flete votimi se numri i votuesve.
Rreth orës 15:00 palët në proces paraqitën konkluzionet përfundimtare. Kështu përfaqësuesi i PS-së kërkoi shpalljen të paligjshem te vendimit te KQZ-së, ndërsa kërkoi pas kësaj shpalljen e rezultatit për bashkinë e Tiranës nga Kolegji Zgjedhor.
Ndërkohë KQZ-ja dhe përfaqësuesi i PD-së kërkuan nga Kolegji të mos pranojë kërkesën e PS-së.
Top Channel