Fati i Tiranes, Kolegji diskuton padine e opozitës

13/06/2011 15:00

Kolegji Zgjedhor është mbledhur që në oren 10.00 per te dëgjuar
argumentet e Partisë Socialiste dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e
Partisë Demokratike, në lidhje me kërkesën e radhës të paraqitur nga
opozita për rezultatin e Tiranes.

PS ka mes te tjerash paditi edhe faktin se ne kuti u gjeten me shume flete votimi se numri i votuesve.

Ndërkohë KQZ-ja ka paraqitur argumentat e saj në Kolegjin Zgjedhor. Sipas përfaqësuesve të KQZ-së në bazë të ligjit janë vlerësuar edhe përfshirë në tabelën e rezultateve fletët në kutitë e gabuara.

“Pas këtij momenti u hartua tabela përmbledhëse për Bashkinë e Tiranës. Pretendimi për mosrakordim të fletëve të votimit me numrin e zgjedhësve nuk është ankimuar në KQZ.Kërkojmë rrëzimin e kërkesë-padisë së Partisë Socialiste në Kolegjin Zgjedhor”, thanë përfaqësuesit e KQZ-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA