Eritrea, aktivizohet hiri vullkanik

13/06/2011 21:15

Hiri vullkanik i Dubit, vullkani në Eritrea, i fjetur që prej vitit 1861, ka nisur të aktivizohet gjatë natës, duke arritur në 15 kilometra lartësi.

Hiri ka krijuar probleme në trafikun ajror të zonës, njofton qendra e observatorit të vullkanit me seli në Tuluz të Francës.

Ndërkohë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është detyruar të shkurtojë vizitën e saj në Adis Abeba për të avancuar drejt kryeqytetit të resë së hirit.

Vullkani që së fundmi shkaktoi një seri problemesh në Evropë ishte ai i Islandës, që paralizoi fluturimet në Gjermani, Britani dhe vende të tjera të kontinentit të vjetër.

Top Channel