Elbasan, uji pijshëm për vaditje

13/06/2011 13:00

Ndërmarrja e Ujësjellësit në Elbasan ka ndërmarrë një aksion duke prerë
lidhjet e paligjshme në tubacionet e furnizimit me ujë të pijshëm në
zonën e Krastës.

Mbi 150 familjë të kësaj zone, kanë ndërhyrë në tubin kryesor që lidhet me pompat, të cilat furnizojnë të gjithë qytetin. Ky fenomen ndikon negativisht në cilësinë e ujit të pijshëm, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve të Elbasanit.

Sipas drejtorit të Ujësjellësit të Elberit, Ardian Zhidro, familjet që kanë kryer lidhje të paligjshme nuk kanë kontrata me ujësjellësit, pavarësisht se furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë. Për më tepër ata e përdorin ujin edhe për vaditje, duke privuar familje të tjera që kanë kontrata të rregullta.

Top Channel