
Rritja e temperaturave në Elbasan ka rritur ndjeshëm numrin e personave
që paraqiten ne spital me helmim nga ushqimet. Gjatë një jave, pranë
urgjencës paraqiten rreth 20 raste, që kanë nevojë për trajtim mjekësor.
Sipas Shefit të Urgjencës Halit Hasa, temepraturat e larta, pakujdesia e ruajtjes së produkteve ushqimore nga shitësit ambulantë dhe mungesa e kushteve higjieno-sanitare janë shkaqet kryesore që sjellin këto probleme.
Hasa sqaron se një pjesë e pacientëve mjaftohen me ndihmën e parë, ndërsa pjesa tjetër shtrohet pranë infektivit si pasojë e komplikacioneve të shumta. shkaku kryesor i helmimeve ka ardhur nga ushqimet dhe uji pijshem per te cilin mjeket rekomandojne ta konsumojne pasi ta zjejne.
Top Channel