Bullgaria, marrëveshje për centralet atomike
13/06/2011 21:55
Bullgaria ka arritur një marrëveshje me kompaninë amerikane “Westinghouse Electric” për projektet e ardhshme bërthamore.
Sipas kësaj marrëveshjeje, “Westinghouse” do të bashkëpunojë në modernizimin e dy reaktorëve 1 mijë-megavatësh të fabrikës së vetme bërthamore në Kozlodui.
Dokumenti i nënshkruar parashikon gjithashtu përdorimin, ruajtjen dhe riciklimin e lëndëve djegëse dhe objekteve të reja bërthamore në Bullgari.
Bullgaria e ka themeluar programin e saj bërthamor para 35 vitesh. Energjia bërthamore i shërben tashmë një të tretës së popullit të saj.
Top Channel