Berisha: Parlamenti i ri për 100-vjetorin e pavarësisë

13/06/2011 13:35

Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit kuvendor
demokrat se do të ngrihet një komision shtetëror, i cili do të ketë në
përbërje përfaqësues të shquar të fushave të ndryshme për ta shndërruar
100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar në ngjarje tepër të
rëndësishme.

“Do të ndërtojmë tempullin e demokracisë, parlamentin shqiptar që do të jetë një prej më modernëve në Evropë. Po ashtu do të ndërtojmë edhe stadiumin e ri të Tiranës. 100-vjetori i pavarësisë është festa më e madhe për vendin”, tha Berisha.(Se shpejti me gjeresisht)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA