
Zemra e energjisë bërthamore të Japonisë rrezikon të ndalet. Guvernatori i prefekturës Fukui ka njoftuar se nuk do të japë autorizimin e riaktivizimit të reaktorëve, të ndalur për mirëmbjajte.
“Nuk do të ketë aktivisim nëse qeveria qendrore nuk do të sqarojë arsyet që cuan në mbylljen e Hamaokas dhe impiantëve të tjerë në vendd”, ka deklaruar zyrtari.
Në jug të Tokios, në Fukui, ndodhen 14 reaktorë në një sipërfaqe të vogël, që e bëjnë zonën më të atomizuar të botës.
Gjithashtu, Japonia vuan ende në pasojat e centralit të Fukushimës, që u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.
Ditën e shtunë u bënë 3 muaj nga tragjedia e rëndë, që deri më sot numëron rreth 23.500 viktima dhe persona të zhdukur.
Top Channel