Anëtarësimi në BE, Jeremic: Të mos kushtëzohemi me Kosovën

13/06/2011 13:10

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic ka thënë se do të ishte një gabim
i madh në këtë moment të kushtëzohen hapat e mëtejshëm të Serbisë drejt
anëtarësimit në BE me presione që i referohen dialogut me Kosovën.

“Serbia është shumë e përkushtuar të realizojë të ardhmen e vet në BE, por nuk mund të pranojë koncesione në procesin e dialogut që do të shkelte pozicionin kushtetues të shtetit tonë”, është shprehur të hënën Jeremic para gazetarëve, bën të ditur Telegraf.

Sipas tij, do të ishte një gabim i madh të ngarkohet dialogu ndërmjet Serbisë e Kosovës me çështje ekstreme.

Top Channel