Afganistan, vritet ushtari i ISAF-it
13/06/2011 08:20
Një ushtar i ISAF-it ka humbur jetën në Afganistan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ISAF-i në Kabul.
Në një komunikatë vetëm se saktësohet se vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të marra si pasojë e një sulmi të rebelëve.
Numri i të huajve që kanë humbur jetën në Afganistan që nga fillimi i qershorit ka shkuar në 24.
Top Channel