Gjashtë vjet më parë në Kosovë mori udhë një lëvizje e cila në atë kohë kundërshtonte negociatat për përcaktimin e statusti të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, një vit më parë u shndërrua në parti politike dhe tashmë është konfirmuar si forca e tretë parlamentare.
Për të përshkrua gjashtë vitet e kësaj lëvizjeje, aktivistët e Vetëvendosjes zgjodhën fjalinë e Mahatma Gandit.
“Ai që lufton për liri, kalon nëpër katër faza, së pari të injorojnë, së dyti të përqeshin, pastaj të luftojnë dhe në fund ti fiton”, tha deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Lëvizja e nisi rrugëtimin e saj si lëvizje e shoqërisë civile. Një vit më parë ajo u shndërrua në subjekt politik duke marrë pjesë për herë të parë në zgjedhejet parlamentare të dhjetorit të 2010 ku u konfirmua parti e tretë.
Deputeti Konjufca tha se nga dhjetra vetë që nisën kjo rrugë u ndoq nga qindra e më pas mijëra, për të shkuar drejt qindra-mijërave në të ardhmen.
Ndërkohë, brenda Vetëvendosjes përfunduan edhe zgjedhjet për kryetar. Në listë ishte vetëm emri i Albin Kurtit, pasi aktivistë të tjerë dhe deputetë të VV nuk e panë të arsyeshme të vendosin kandidaturat ndaj themeluesit të lëvizjes.
Top Channel