Turqia voton sot për zgjedhjen e parlamentit të ri. Kryeministri Taip Erdogan dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim kërkojnë një mandat të tretë qeverisës.
Pas tetë vite në pushtet të Erdogan, Turqia ka njohur një zhvillim të vrullshëm ekonomik dhe një politikë të jashtme që ka cuar në forcimin e pozitave të shtetit turk.
AKP e Erdogan synon të marrë 2/3 në parlamentin e ri që do të dalë pas zgjedhjeve të ditës së sotme, në mënyrë që të realizojë amandamentet që do të sjellin ndryshimin e Kushtetutës së vendit. Fushata e Erdogan është bazuar në arritjet ekonomike të vendit në këto 8 vite qeverisje, uljen e papunësisë nën 10 përqind nga mbi 14 përqind që ishte vitin e shkuar dhe premtimet për investime të mëdha në infrastrukturë, shkolla e spitale.
Sfidantja kryesore e AKP-së mbetet Partia Republikane, e njehësuar deri para këtyre zgjedhjeve me “shtetin ushtarak”. Por në këto zgjedhje, lideri i ri i kësaj partie, në përpjekje për të tërhequr sa më shumë elektorat ka reformuar partinë duke nxjerrë si kandidatë për deputetë mjaft figura të reja.
Top Channel