Turqi, Erdogan merr mazhorancën absolute
12/06/2011 20:55
Kur janë numëruar 75 përqind e fletëve të votimit, partia e kryeministrit, Recep Taip Erdogan ka siguruar mazhorancën duke marrë 51 përqind të preferencave elektorale.
E përkthyer në mandate, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim merr 328 karrige në parlamentin e ri turk, 13 më pak se në zgjedhjet e vitit 2007.
Kjo fitore i siguron Erdogan mazhorancën absolute për të qeverisur Turqinë edhe për 4 vite të tjera, por platforma e tij për një votë plebishitare për t’i dhënë mandatet e nevojshme për të ndryshuar kushtetutën vendase pa qenë nevoja t’i drejtohet një referendumi, nuk e kaloi testin popullor.
Top Channel