Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe lideri i saj, kryeministri aktual turk, Recep Taip Erdogan duket se janë drejt marrjes së një mandati të tretë për të qeverisur Turqinë.
Kur janë numëruar 50 përqind e fletëve të votimit, AKP ka siguruar 52.8 përqind të preferencave të turqve. Sipas parashikimeve, Erdogan do të sigurojë mandatet për qeverisjen e ardhshme, por jo 2/3, të nevojshme për kryerjen e reformave kushtetuese që Erdogan kishte premtuar gjatë fushatës.
Në parlament, këtë herë me një grup të vetin do të përfaqësohen edhe ultra-nacionalistët e MHP-së, kundërshtarët më të ashpër të Erdogan për ndryshimet kushtetuese.
Ndërkohë qendra e majtë ka marrë rreth 18 përqind të votave.
Gjatë procesit zgjedhor u vërejtën disa incidente, ku më i rëndi, sic raporton agjencia turke e lajmeve, Anadoll, u regjistrua në Ankara. Disa simpatizantë të opozitës sulmuan mbështetësit e Erdogan duke i akuzuar për manipulime. Për të vendosur qetësinë është dashur ndërhyrja e policisë që ka qëlluar në ajër dhe ka shoqëruar rreth 50 persona.
Top Channel