Publikohen fotot e para të kongresmenes Giffords

12/06/2011 19:45

E qeshur, me syze dhe flokë të prera shkurt. Ky është portreti i anëtares demokrate të Kongresit amerikan, Gabrielle Giffords e cila më 5 janar të këtij viti mbeti e plagosur rëndë nga të shtënat e një “të çmenduri” në Tukson.

Imazhet vijnë nga profili i saj në rrjetin social Facebook dhe 5 muaj më vonë nga atentati së cilit, Giffords i shpëtoi për mrekulli, kjo falë edhe ndërhyrjes së disa prej ndihmësve të saj.

Kongresmenia mbeti e plagosur nga një plumb në kokë dhe iu nënshtrua disa operacioneve kirurgjike duke luftuar me vdekjen për javë me radhë. Tashmë, pasi ka kaluar edhe periudhën e gjatë të rehabilitimit, Giffords ndjehet e gatshme të rikthehet në detyrën e saj.

Çmenduria e 22 vjecarit, Jared Lee Loughner, më 5 janar vrau 8 persona, mes të cilëve edhe një gjyqtar federal amerikan. Policia arrestoi menjëherë pas ngjarjes 22 vjeçarin dhe nga hetimet rezultoi se shënjestra e tij ishte kongresmenia, Giffords. Motivet që e cuan autorin drejt tentativës së ekzekutimit të saj, mbeten ende të paqarta, ndërkohë që për të rëndojnë akuza të rënda që mund të cojnë drejt një dënimi kapital, me vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA