Kryeministri, përcahet Hamas dhe Fatah

12/06/2011 21:15

Hamasi kundërshtoi emrin e propozuar nga Fatah për kryeministër të qeverisë së tranzicionit të Autoritetet Palestinez.

Fatah propozoi Salam Fayyad, që deri më tani kishte udhëhequr qeverinë palestineze në Bregun Perëndimor, si kryeministër të qeverisë së përbashkët me Hamas.

Përfaqësues të dy fraksioneve palestineze pritet të takohen ditën e martë në Kajro për të diskutuar mbi qeverinë e përbashkët që në rast marrëveshje do të ngrihet për t’i paraprirë zgjedhjeve kombëtare që do të mbahen vitin tjetër.

Fatah, që udhëheq Bregun Perëndimor dhe Hamas që udhëheq në Rripin e Gazas, i dhanë fund përcarjes së tyre 4 vjecare me një marrëveshje të nënshkruar pak javë më parë.

Kjo marrëveshje u cilësua si e rrezikshme për paqen në rajon nga ana e Izraelit që bashkë me SHBA-në dhe BE-në e grupojnë Hamasin në mesin e organizatave terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA