Italianët, referendum për 4 ligje

12/06/2011 16:20

Italianët janë thërritur të votojnë në një referendum popullor për të vendosur për fatin e katër ligjeve shumë të rëndësishme.

Dy ligje lidhen me privatizimet e sektorëve publikë, mes të cilëve edhe ujësjellësave, njëri për lejimin e ndërtimit të impianeteve të energjisë bërthamore dhe i katërti për mos hetimin e zyrtarëve të lartë, një ligj ky që i siguroi mbrojtje kryeministrit Berluskonit.

Që votimi të quhet i vlefshëm, në këtë referendum duhet të marrin pjesë 50 përqind +1 e personave me të drejtë vote.

Në prag të votimit, opozita e majtë dhe shoqëria civile kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA