Tragjedi në familjen e Millosheviç

11/06/2011 15:20

Tragjedi familjare për Savo Millosheviç, ish sulmuesin e Parmës. I ati është vrarë më pushkë nga babai i tij, gjyshi i futbollistit serb, i tërhequr në 2008-n nga futbolli.

Ngjarja ka ndodhur në Bosnje gjatë një sherri në oborrin e shtëpisë në Glavicicë, 200 kilometër në lindje të Sarajevës.

Savo Millosheviç ka qenë një futbollist i kombëtares serbe dhe përveçse në periudhën 2000-2002 tek Parma, ka luajtur me Zaragozën, Partizanin e Beogradit dhe Aston Villën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA