Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Visar Ymeri akuzoi qeverinë e Kosovës se ka qenë e njoftuar se kontrata me kompaninë “Dardafon” ka qenë e dëmshme për PTK-në.

Kjo kontratë e cila prodhoi operatorin virtual Z Mobile e që rezultoi me aktakuzë ndaj krerëve të PTK-së për nënshkrimin e saj, sipas Visar Ymerit, ndikon në uljen e vlerës së aksioneve të PTK-së.

Ymeri tha se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri i atëhershëm i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala dhe kryeministri i atëhershëm e aktual Hashim Thaçi e mbronin këtë marrëveshje me ngulm.

Mbrojtja e kësaj kontrate, sipas Ymerit, e bën Thaçin e Shalën bashkëpërgjegjës për marrëveshjen.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që privatizimi i PTK-së të ndalet.

Sipas Vetëvendosjes, PTK-ja nuk duhet të privatizohet tani kur krerët e saj po hetohet penalisht e kur publikisht flitet për zhvleftësimin e saj.

Qeveria e kryeministrit Thaçi, sipas lëvizjes Vetëvendosje, i ka sjellë dëme Kosovës më 2008, 2009 e 2010 dhe po vazhdon njësoj edhe në 2011-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA