Moto GP, Stoner sërish më i miri
11/06/2011 14:10
Casey Stoner ka realizuar kohën më të mirë edhe në sesionin e tretë dhe
të fundit të provave të lira të Cmimit të Madh të Britanisë, për
kategorinë Moto GP.
Piloti australian i “Honda” ka kapur kohën 2’03”487, i ndjekur nga shoku i skuadrës Marco Simoncelli, me një shkëputje prej 0”233.
I treti është renditur amerikani Ben Spies me “Yamaha”, i cili ka lënë pas kampionin e botës, spanjollin Jorge Lorenzo, që garon me të njëjtën skuderi.
Për Valentino Rossi ka qenë një ditë e zezë, pasi “doktori” arriti të kapte vetëm vendin e 14-të, me një kohë prej 2”949 larg Stoner.
Top Channel