Kosovë, lirohen 6 aktivistë të Vetëvendosje
11/06/2011 09:35
Policia e Kosovës ka liruar mbrëmjen e djeshme disa aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje, të arrestuar në Prizren teksa vendosnin flamurin shqiptar dhe hiqnin atë kosovar.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave lirimi i aktivistëve u bë me urdhër të gjykatës, e cila vendosi që procedimi ndaj tyre të bëhet në gjendje të lirë.
Nga ana e saj, lëvizja e kthyer tashmë në një parti politike ka njoftuar se aktivistët e arrestuar ishin gjashtë, ndërkohë që e ka cilësuar arrestimin si të montuar politikisht.
Aktivistët po vendosnin flamujt kuqezi në kuadër të dekorimit të qytetit, që festoi dje 133-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Top Channel