Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj ka marrë mbështetje nga homologu gjerman Guido Westerwelle për lobim për njohjen e mëtejshme të pavarësisë.
Në një takim të zhvilluar dje në Berlin, Westerwelle ka premtuar se qeveria gjermane do të lobojë tek 5 vendet e BE që s’e kanë njohur Kosovën që të ndryshojnë qëndrimin e tyre.
Ndër të tjera, shefi i diplomacisë gjermane ka theksuar qëndrimin e Berlinit zyrtar kundër ndarjes së Kosovës dhe ripërcaktimit të kufijve në Ballkan.
“Ne jemi të bindur se harta gjeografike e Ballkanit ka përfunduar dhe se Kosova dhe rajoni kanë një të ardhme evropiane”, ka deklaruar Westerwelle.
Nga ana e tij, ministri Hoxhaj i ka thënë homologut se Berlini është qendra kryesore e kosovarëve në Evropë.
Top Channel